Sot, Tesla uli çmimet e makinave elektrike në Kinë për herë të dytë në më pak se tre muaj, duke nxitur pritshmëritë për një luftë më të gjerë çmimesh për veturat me bateri në tregun më të madh të veturave në botë, ku kërkesa është dobësuar.
Tesla gjithashtu uli çmimet në veturat e saj elektrike më të shitura – Model Y dhe Model 3 – në Japoni, Korenë e Jugut dhe Australi.
Uljet e koordinuara të çmimeve ishin pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar në nxitjen e kërkesës për prodhimin e Teslës në fabrikën e saj në Shangai, qendra e vetme më e madhe e prodhimit të kompanisë, sipas një personi me njohuri të drejtpërdrejta për planin, transmeton Telegrafi.
Ishte gjithashtu lëvizja e parë e madhe nga prodhuesi i automjeteve elektrike që kur Tesla emëroi drejtuesin e saj ekzekutiv për Kinën dhe Azinë, Tom Zhu, i cili ka qenë i vendosur në Shangai, për të mbikëqyrur prodhimin dhe dërgesat globale.
Ulja e fundit në Kinë, së bashku me një ulje çmimi në tetor dhe stimujt e zgjeruar për blerësit kinezë gjatë tre muajve të fundit, nënkuptojnë një ulje prej 13 për qind në 24 për qind të çmimeve të Tesla nga shtatori në tregun e saj të dytë më të madh pas Shteteve të Bashkuara, sipas përllogaritjeve të bëra Reuters.
Të premten, Tesla uli çmimet për të gjitha versionet e makinave të saj Model 3 dhe Model Y në Kinë nga 6 për qind në 13.5 për qind, sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në çmimet e treguara në faqen e saj të internetit. Çmimi fillestar për Modelin 3, për shembull, u ul në 31,803 euro (229,900 juanë – 33,427 dollarë) nga 36,863 euro (265,900 juanë – 38,746 dollarë). Tesla uli çmimet në Japoni në të njëjtën ditë.
Grace Tao, nënkryetare e Tesla-s, përgjegjëse për komunikimet e jashtme në Kinë, postoi në llogarinë e saj në rrjetet sociale Weibo të premten se ulja e çmimeve të Tesla-s në Kinë pasqyroi inovacionin inxhinierik dhe “i përgjigjet thirrjes së qeverisë për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe inkurajuar konsumin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina pjesërisht largon trupat ruse nga qyteti Kharkiv
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3