LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Al Nassr që pas transferimit të Cristiano Ronaldos

Shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Al Nassr që pas transferimit të Cristiano Ronaldos

Ndeshja e parë e Al Nassr në Pro Ligën Saudite që nga ardhja e Cristiano Ronaldos është shtyrë, ka konfirmuar klubi me anë të një deklarate në faqen zyrtare.

Ronaldo e hodhi në letër një marrëveshje të madhe parash me klubi nga Arabia Saudite në fillim të kësaj jave. Pesë herë fituesi i Topit të Artë mori pjesë në një konferencë për shtyp në Mrsool Park përpara se të prezantohej në fushë.


Sot (e enjte), Al Nassr do të kthehej në aksion në një ndeshje kundër skuadrës Al Ta’ee, në atë që do të ishte ndeshja e parë e klubit që nga transferimi i Ronaldos.

Megjithatë, ndeshja tani është shtyrë për të premten për shkak të motit që ka ndikuar në energjinë elektrike të stadiumit.

Është vet klubi saudit që ka njoftuar me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të motit që ndikojnë në energjinë elektrike të stadiumit, ne jemi njoftuar zyrtarisht se ndeshja e sotme kundër Al Ta’ee është shtyrë për 24 orë”.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara për fansat dhe u urojmë të gjithëve udhëtime të sigurta”, thuhet në njoftimin e Al Nassr. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori