LAJMI I FUNDIT:

“Duhej ta vendosja klubin përpara lojtarit më të mirë në histori”, Laporta këmbëngul se largimi i Messit ishte ‘më i miri’ për Barcelonën

“Duhej ta vendosja klubin përpara lojtarit më të mirë në histori”, Laporta këmbëngul se largimi i Messit ishte ‘më i miri’ për Barcelonën

Presidenti Joan Laporta ka insistuar se largimi i Lionel Messit ishte më i miri për Barcelonën pasi klubi ishte në prag të “shkatërrimit financiar”.

Gjiganti i La Ligës u përpoqën me dëshpërim ta mbante Messin në ekip pasi kontrata e tij skadoi, por vështirësitë financiare në Camp Nou e bënë të pamundur vazhdimin.

Fituesi i Kupës së Botës i dha një lamtumire emocionale klubit të fëmijërisë së tij përpara se të largohej për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në Francë.


Laporta këmbëngul se ai ka vepruar në interesat më të mira të klubit në atë kohë, përndryshe Barcelona do të ishte në “shkatërrim financiar”.

“Më duhej ta vendos Barçën përpara lojtarit më të mirë në historinë e futbollit. Në ato momente shkaku i rrënimit financiar nuk mund ta mbaja atë. Mendoj se ishte më e mira për klubin. Tani për tani ai është një lojtar i PSG-së dhe preferoj të mos flas për të”.

“Ne jemi të fokusuar te Barça. Leo do të jetë gjithmonë pjesë e mburojës sonë dhe unë do të doja që ai të kishte një fund ndryshe nga ai”.

“Ka disa opsione, por do të ishte e gabuar nëse do t’i thosha ato. Ne kemi një marrëdhënie pozitive”, u tha gazetarëve presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, Laporta ka shprehur më parë dëshirën e tij për të rikthyer Messin në Camp Nou – edhe pse ai pranoi se nuk ka gjasa pasi kufizimet financiare vazhdojnë të mundojnë klubin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori