LAJMI I FUNDIT:

Planifikoi shitjen e sekreteve tregtare në Kinë, dënohet me 2 vite burg ish-punëtori i General Electric

Planifikoi shitjen e sekreteve tregtare në Kinë, dënohet me 2 vite burg ish-punëtori i General Electric

Një person nga New Yorku është dënuar me dy vite burg pasi planifikoi vjedhjen e sekreteve tregtare të kompanisë General Electric dhe dhënien e tyre Kinës.

Siç njofton Departamenti amerikan i Drejtësisë, Xiaoqing Zheng nga qyteti Niskayuna, i shtetit Nju Jork, u dënua për komplot spiunazhi ekonomik, pasi një gjyqi katër javor që mbaroi në mars të vitit të kaluar.

Po ashtu, ai u dënua një gjobë prej 7,500 dollarësh dhe me një vit tjetër vuajtjeje dënimi me kusht, pasi të ketë përfunduar periudhën e burgimit.


Zyrtarët amerikanë kanë thënë se qeveria kineze përfaqëson kërcënimin më të madh afatgjatë për ekonominë amerikane dhe sigurinë kombëtare, dhe se po bën përpjekje të paprecedenta për të vjedhur teknologjinë jetike nga bizneset dhe shkencëtarët amerikanë. Kina i mohon këto akuza.

Zheng ishte punësuar në Centralin e kompanisë General Electric në Schenectady, si inxhinier i specializuar për teknologjinë e turbinave. Ai punoi për kompaninë GE nga viti 2008 deri në verën e vitit 2018.

Sipas evidencës së paraqitur në gjyq, Zheng dhe persona të tjerë në Kinë komplotuan për të vjedhur sekretet tregtare të kompanisë GE në lidhje me teknologjinë e turbinave për avionët dhe ato në objektet tokësore, për t’i dhënë Kinës, kompanive dhe universiteteve kineze që bëjnë punë kërkimore dhe prodhojnë pjesë turbinash.

“Është një rast klasik i spiunazhit ekonomik. Zheng shfrytëzoi besimin që i ishte dhënë, tradhtoi punëdhënësin e tij dhe komplotoi me qeverinë e Kinës për të vjedhur teknologjinë novatore amerikane”, tha ndihmës prokurori i përgjithshëm Matthew Olsen, i cili drejton divizionin e sigurisë kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara i ngritën akuzat në vitin 2019 ndaj ish-inxhinierit dhe një tjetër sipërmarrësi kinez të quajtur Zhaoxi Zhang, për vjedhje sekretesh dhe spiunazh në kompaninë General Electric, për përfitimin e Kinës. Në atë kohë, Zheng ishte vetëdeklaruar i pafajshëm.

Një gjykatë federale në Cincinnati dënoi në nëntor një shtetas kinez me 20 vite burgim, pasi u gjet fajtor për komplot për vjedhje sekretesh tregtare nga disa kompani amerikane të aviacionit dhe aeronautikës. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori