LAJMI I FUNDIT:

Vidhnin shtëpi me çelësa të ‘klonuar’ në Tiranë, arrestohet një person një tjetër në kërkim

Vidhnin shtëpi me çelësa të ‘klonuar’ në Tiranë, arrestohet një person një tjetër në kërkim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa banesave në Tiranë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, ata vidhnin banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të ‘klonuar’.

Policia ka zbardhur edhe 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Klonimi’ “, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur në njoftim është shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën ‘Sami Frashëri’. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Q., gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht: Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;

Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;

Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;

Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;

Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. B.;

Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;

Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;

Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve”, bëhet e ditur në njoftim të Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori