LAJMI I FUNDIT:

Dubai dhe Stambolli destinacionet e preferuara të qytetarëve të RMV-së për Vitin e Ri

Dubai dhe Stambolli destinacionet e preferuara të qytetarëve të RMV-së për Vitin e Ri

Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjejnë mjete dhe mënyra për ta festuar Vitin e Ri jashtë vendit.

Për shkak të çmimeve të favorshme, Stambolli dhe Dubai janë destinacionet më të kërkuara për natën e ndërrimit të viteve këtë vit, ndërsa për qytetet evropiane ka më pak interes.


Agjencitë e kontaktuara nga AIM thonë se për në Stamboll organizohen turne tre-katërditore, të cilat përfshijnë programe të ndryshme për festën e ndërrimit të viteve.

Ndër qytetet e tjera turke, Antalia është ndër destinacionet më të kërkuara. Sipas agjencive, interes i madh ka edhe për Dubai për shkak të çmimeve të favorshme që ofrojnë hotelet, linjat ajrore dhe agjencitë turistike. Disa agjenci organizojnë turne tetë-ditore që ndahen në katër ditë për Dubai dhe katër për Abu Dhabi, ndërsa të tjera ofrojnë aranzhime që zgjasin nga pesë deri në nëntë ditë.

Për qytetet europiane agjencitë theksojnë se interesi është më i vogël për shkak të uljes së numrit të linjave ajrore me tarifë më të lirë drejt qyteteve të caktuara dhe rritjes së çmimeve të hoteleve.

Megjithatë, disa qytetarë mund të përballojnë aranzhimet për natën e Vitit të Ri në qytete të caktuara si Parisi, Budapesti, Madridi, Venecia, Milano, Roma dhe të tjera.

Nga qytetet e rajonit më atraktiv është Beogradi, por sipas agjencive për festën e ndërrimit të viteve në këto qytete shumicën e kohës qytetarët organizohen vetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori