Largimi i barrikadave ishte paralajmëruar të nisë sot, por në mëngjesin e së enjtes dy kamionët e vendosur tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës” janë djegur.
Telegrafi i ka shkruar Policisë së Kosovës, por deri tani nuk ka marr përgjigje. Vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe u bë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.
Më shumë se 10 barrikada të vendosura nga këto grupe penguan qarkullimin e lirë të njerëzve, ndërkaq edhe reagimi ndërkombëtar në këtë drejtim ishte i dobët.
Për largimin e barrikadave ka folur mbrëmë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës do të largohen të enjten.
Ai tha se qytetarët e Kosovës do të kenë arsye për të festuar, teksa shtoi se protestat paqësore janë më të dobishme se sa vendosja e barrikadave.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.
Ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, duke shtuar se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.
Dejan Pantiq të mërkurën u lirua në arrest shtëpiak, nga masa e paraburgimit. Prokuroria ka dal me një deklaratë ku theksojnë se Dejan Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të aspektit human, pasi i njëjti kishte probleme shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj