LAJMI I FUNDIT:

Hoti, Qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca e fjalime para FSK-së në Prishtinë

Hoti, Qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca e fjalime para FSK-së në Prishtinë

Ish kryeministri, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, për barrikadat në veri.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se barrikadat i largojnë të huajt, ndërsa Qeveria mban konferenca në Prishtinë e fjalime para FSK-së.

“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.


Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, ka folur pas ndryshimit të masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Kurti ka thënë se ka qenë i informuar se i njëjti ka qenë në grevë urie derisa ishte në paraburgim dhe se kishte probleme me zemër.

“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar në qëndrim të paraburgimit. Ai ka statusin e të paraburgosurit dhe pa statusin e të pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar është se meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme me zemër do të mund të dërgohej në spital e që është e kuptueshme e sa është e arsyeshme e vendos gjyqësori”, ka thënë Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori