LAJMI I FUNDIT:

Bujar Idrizi largohet nga Llapi, vazhdon jetën në Gjermani

Bujar Idrizi largohet nga Llapi, vazhdon jetën në Gjermani

Kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi është larguar përfundimisht nga klubi llapjan dhe ky lajm është konfirmuar nga vet lojtari dhe faqja zyrtare e bardhekaltërve.

Llapi në sezonin pranveror duhet të bëjë pa njërin nga lojtarët e tyre kryesor të viteve të fundit.


Bëhet fjalë për kapitenin Bujar Idrizi, i cili ka vendosur të largohet nga klubi për të vazhduar jetën në Gjermani, së bashku me familje.

Është faqja zyrtare e klubit e cila ka konfirmuar lajmin, të cilin e konfirmoi edhe vet mbrojtësi.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit

Faleminderit për kontributin dhe suksese në jetë Kapiten

Kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi do ta vazhdoj jetën në Gjermani

KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani.

Ndonëse vendim shumë i vështirë largimi nga Kosova dhe nga ekipi i zemrës, Llapi, Idrizi do jetë përgjithmonë pjesë e historisë sonë ku me të si kapiten kemi arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës, 1 herë Superkupën dhe 2 herë Superkupën Kosovë-Diasporë.

Kapiteni Idrizi, prijësi dhe lideri i ekipit tash e 4 vite e gjysmë është paraqitur në 151 ndeshje dhe  ka shënuar 6 gola e 12 asistime në 13.228′ minuta të luajtura.

Është nder dhe privilegj i madh ta kishim një kapiten si Bujar Idrizi, një njeri me sjellje shembullore dhe karakter të madh të futbollistit që nuk ka kursyer asgjë nga vetja në secilën ndeshje e secilën minutë të luajtur me ekipin tonë.

Faleminderit Buli, shpresojmë që të kesh jetë të lumtur dhe të suksesshme sepse e meriton!

Suksese KAPITEN BUJAR IDRIZI 4

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Kalo në kategori