LAJMI I FUNDIT:

Helikopterët luftarakë të ukrainasve bombardojnë pozicionet e ushtrisë ruse, sulmet filmohen nga brendësia e kabinave të fluturakeve

Helikopterët luftarakë të ukrainasve bombardojnë pozicionet e ushtrisë ruse, sulmet filmohen nga brendësia e kabinave të fluturakeve

Helikopterët luftarakë të ushtrisë ukrainase kanë filmuar nga brendësia e kabinave, duke kryer sulme ajrore me raketa mbi pozicionet e ushtrisë ruse.

Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, shihen helikopterët duke fluturuar ulët dhe vazhdimisht duke shkrepur predha në drejtim të mjeteve të blinduara të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


Videoja është realizuar nga kabinat e helikopterëve ukrainas, të cilët sipas Shtabit të Përgjithshëm kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave të armikut.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se me marrjen e sistemeve raketore amerikane Patriot, do të arrijnë të mbrojnë më shumë infrastrukturën e tyre energjetike që vazhdimisht po bombardohet nga rusët.

E kjo ka bërë që mbi 9 milionë ukrainas të mbesin pa energji elektrike në ditët e ftohta të dimrit, ku gjithashtu po u mungon ngrohja e uji i pijshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori