LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëron qytetarët e Ukrainës: Duhet të jeni të gatshëm për gjithçka

Zelensky paralajmëron qytetarët e Ukrainës: Duhet të jeni të gatshëm për gjithçka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët e vendit të tij për vazhdimin e sulmeve ruse në ditët e mbetura të këtij viti.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm që armiku do të tentojë që këto ditë të na i bëjë të errëta dhe të rënda për ne”, shtoi Zelensky në video-adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi.

“Rusia këtë vit ka humbur çfarë ka mundur. Por pas sulmeve raketore në vendin tonë, sektori jonë energjetik po tenton të kompensoj humbjet. E di se errësira nuk do të na ndalojë t’i shkaktojmë humbje pushtuesve. Duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.


Ai gjithashtu pati fjalë të rënda për ushtrinë ruse që të shtunën në sulmet me topa në Kherson në jug të vendit, vranë të paktën 16 civilë si dhe plagosën 64 tjerë.

“Do të gjejmë çdo vrasës”, porositi i pari i Ukrainës.

Kievi konsideron se si në aspektin politik dhe atë ushtarak, Rusia duhet të gjykohet për luftën para gjyqit ndërkombëtarë siç ka ndodhur me nazistët në Nurenberg pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Rusia nuk dëshiron bisedime dhe po tenton t’i ikë përgjegjësisë (për luftë), ka shkruar në Twitter, Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas.

“Është e qartë, për këtë jemi të vendosur për Tribunalin e Hagës. Rusia ka sulmuar vet Ukrainën dhe ka vrarë qytetarët e këtij vendi. Nuk ka palë tjera, motiv apo gjeopolitikë”, shtoi ai.

Kujtojmë që Putin së fundmi ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme për bisedime, duke anashkaluar kërkesat e Kievit.

Ata kanë kërkuar që Moska për të filluar bisedimet, duhet të tërheq të gjitha trupat nga territori i Ukrainës, përfshirë Krimenë e pushtuar në vitin 2014 si dhe të paguaj dëmet e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori