Një politikan rus ka kërkuar të nisen hetimet ndaj presidentit rus, Vladimir Putinin për përdorimin e fjalës “luftë” teksa ka përshkruar pushtimin në Ukrainë.
Nikita Yuferev, një opozitar rus nga Shën Petersburgu, u kërkoi prokurorëve të hetojnë presidentin për shkeljen e ligjeve që i ka sjell vetë ai, raporton metro.
Putini deri më tani e ka përshkruar pushtimin vetëm si një “operacion special ushtarak” dhe ka sjellë një ligj që parasheh dënime me burg për gjithkënd që konfliktin në shtetin ukrainas e cilësojnë luftë, transmeton Telegrafi.
Putin, të enjten, u kishte thënë gazetarëve se “Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë timonin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”.
“Është e rëndësishme për mua ta bëj këtë për të tërhequr vëmendjen ndaj kontradiktës dhe padrejtësisë së këtyre ligjeve që Putin miraton dhe nënshkruan, por që ai vetë nuk i respekton. Unë mendoj se sa më shumë të flasim për këtë, aq më shumë njerëz do të dyshojnë në ndershmërinë, pagabueshmërinë dhe aq më pak mbështetje do të ketë”, tha politikani i ri.
Yuferev e filloi sfidën ligjore përmes një letre të hapur, të shkruar për prokurorin e përgjithshëm dhe ministrin e Brendshëm, duke thënë se “mbajeni Putinin përgjegjës sipas ligjit për përhapjen e lajmeve të rreme për veprimet e ushtrisë ruse”.
Ndryshe, kritikët që e kanë quajtur publikisht pushtimin si luftë kanë marrë dënime të ashpra.
Politikani opozitar, Ilya Yashin u dënua me tetë vjet e gjysmë burg këtë muaj për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë. Në muajin korrik, këshilltari lokal i qytetit të Moskës, Alexei Gorinov u dënua me shtatë vjet sepse e kritikoi pushtimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve