LAJMI I FUNDIT:

Lewandowskit i refuzohet apelimi përfundimtar, i mbetet pezullimi në La Liga

Lewandowskit i refuzohet apelimi përfundimtar, i mbetet pezullimi në La Liga

Ylli i  Barcelonës, Robert Lewandowski do të vazhdojë të jetë i pezulluar në tre ndeshje në La Liga.

Sulmuesi veteran u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, në humbjen 2-1 në udhëtim te Osasuna, më 8 nëntor.

Reprezentuesit polak iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas vetëm 30 minutash, pas një ndërhyrje të pamatur ndaj David Garcia.


Lewandowski dukej se bëri një gjest që tregonte se Manzano ishte ‘i droguar’, në një incident që ai pretendoi se ishte drejtuar te Xavi dhe bankina e Barcelonës.

Pas shqyrtimit të raportit të Manzanos nga RFEF dhe La Liga, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowski në tre ndeshje.

Lewandowski dhe Xavi të dy kritikuan dënimin, me Barcelonën që dështoi me një apel fillestar, përpara se të dërgonte një apelim të dytë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, ankesa është refuzuar përsëri dhe polaku do të humbasë derbin katalanas kundër Espanyol, plus ndeshjet pasuese me Atletico Madrid dhe Real Betis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori