Një libër shpërfaq koleksionin personal të fotografive të Judy Glickman Lauderit, ndërsa rrëfen historinë përmes imazheve të bëra gjatë njëqind vjetëve. Fotografitë e përzgjedhura nga ditorja The Guardian, Telegrafi i sjellë si më poshtë.
Norman Seeff: Robert Mapplethorpe dhe Patti Smith, Nju-Jork, 1969: “
“Presence” [Prezenca] është libër i ri që paraqet koleksionin personal të fotografes dhe humanistes Judy Glickman Lauder. Të shtrira q; nga piktorializmi, portreti, moda e deri tek dokumentari dhe fotozhurnalizmi, koleksioni përmban figurat ikonike nga fushat e artit, politikës, argëtimit dhe drejtësisë sociale. “Presence: The Photography Collection of Judy Glickman Lauder” u botua nga shtëpia botuese Aperture. Libri shoqërohet me ekspozitën në Muzeun e Artit në Portland, që është e hapur deri më 15 janar 2023.
Melonie Bennett: Suzie, “Bahama Beach Club”, 1996
Glickman Lauder krijoi një koleksion të rëndësishëm personal që përmban vepra nga fotografë të famshëm dhe ata në fillim të karrierës.
Mario Giacomelli: Io Non Ho Mani Mi Accarezzino Il Volto (Nuk ka duar për ta përkëdhelur fytyrën time), 1961-1963
Mund të lexoni më shumë rreth këtij imazhi në analizën Guardianit: KËTU.
Max Yavno: Tramvaji, San Francisko, 1947
Mark Bessire, drejtor i Muzeut të Artit të Portlandit, shkruan në parathënien e librit “Presence”: “Thelbi i punës dhe pasionit të jetës së Judyt – prania dhe bujaria e madhe e shpirtit – rezonon menjëherë me këdo që ka përjetuar koleksionin e saj, praktikën e saj artistike apo angazhimin e saj ndaj kulturës, komunitetit dhe njerëzve kudo. Judy anon kah njerëzorja, duke ofruar perspektiva të menduara dhe të nuancuara për botën: njërën që sheh përmes kamerës së saj dhe një tjetër përmes imazheve që mbledh”.
James Van Der Zee: Kate dhe Rachel Van Der Zee, Lenoks, Masaçusets, 1909
Duke përfshirë zhvillimin e fotografisë përgjatë shekullit XX dhe shekullit XXI, koleksioni i Glickman Lauderit shtrihet në 100 vjet. Koleksioni thekson fuqinë, potencialin dhe përgjegjësinë e fotografisë, duke njohur rolin jetësor që ka aparati në jetën tonë të përditshme.
Gordon Parks: Gotika amerikane (Portreti i Ella Watsonit), Uashington, 1942
Libri ka veprat e disa prej fotografëve më të njohur dhe më me ndikim të shekullit të kaluar. Këtë vit, Glickman Lauder ia dhuroi gjithë koleksionin e saj Muzeut të Artit të Portlandit, një dhuratë prej më shumë se 600 veprave të artit.
Richard Avedon: Audrey Hepburn dhe Art Buchwald, me Simone D’Aillencourtin, Frederick Eberstadtin, Barbara Mullenin dhe Dr Reginald Kernanin, gusht 1959
Glickman Lauder është marrë me fotografi për më shumë se 80 vjet. “Më kujtohet një ekspozitë që gjithnjë ndryshonte, me fotografi të bukura bardhezi e të varura në muret tona, dhe duke shfletuar çdo numër të ri të revistës Life, Camera Craft dhe US Camera. U lidha që herët me komunitetin e fotografëve”.
Imogen Cunningham: Edward Weston dhe Margrethe Mather, 1922
Glickman Lauder shkruan: “Babai im më çoi në ekskursione me miqtë e tij fotografë. Isha shtatë vjeçe kur pashë Edward Westonin të vinte tripodin midis shkëmbinjve dhe pemëve të Point Lobosit, pranë Karmelit në bregun e Paqësorit. Ansel Adams ishte gjithashtu mik, duke udhëhequr diskutime të shumta në Klubin e Kamerës që babai im e themeloi. Duke u kthyer mbrapa, nuk është për t’u habitur se do të bëhesha fotografe”.
Ogle Winston Link: Kinemaja e hapur (Hot Shot Eastbound), Virxhinia Perëndimore, 1957
“Kam kuptuar se fotografia, për mua, ka të bëjë me të qenit në moment. Kështu që i mbajta pajisjet e mia të thjeshta për t’u fokusuar më mirë në atë që ishte rreth meje. Fotografoja vetëm atë që më tërhiqte, dhe shtypja vetëm imazhet që më flisnin. E adoptova një qasje të ngjashme kur fillova të mbledh fotografi: të jem e hapur ndaj tyre dhe të ndjek instinktet e mia. Bërja e fotografive dhe mbledhja e fotografive dukej si një lidhje. Si koleksioniste, bleva vetëm atë ndaj së cilës reagoja emocionalisht”, thotë Glickman Lauder.
Sally Mann: Emmett, Jessie dhe Virginia, 1989
“Fotografia u bë shpejt mënyra për të zbuluar dhe shprehur veten, duke nderuar një traditë familjare”.
Leon Levinstein: Koni Ajlënd, 1966
“Fotografia nxjerr të padukshmen në dritë dhe na nxit të marrim parasysh jetën në të gjithë kompleksitetin, përtej kornizës”.
Jerry N Uelsmann: Pyjet e vogla ku takova veten, 1967
“Fotografia e parë që bleva ishte kjo. Kishte një cilësi misterioze, pothuajse mistike në të, me shtresa dhe reflektime të shumta, si dhe imazhe pozitive dhe negative – diçka që më tërhoqi menjëherë. Kjo është e vërteta për shumë nga fotografitë që kam. E gjeta veten duke iu përgjigjur fotografive që ndjeja se kishin një lloj pranie të brendshme, qoftë përmes tregimit, qoftë përmes personalitetit të subjektit”.
Joyce Tenneson: Autoportret me kafazin e zogut, 1975
“Fija e përbashkët midis këtyre veprave është prania – e fotografit, e fotografive, e subjekteve të fotografive, e shikuesit dhe e së kaluarës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A