LAJMI I FUNDIT:

Kishte probleme me trajnerin, Onana pensionohet nga Përfaqësuesja e Kamerunit

Kishte probleme me trajnerin, Onana pensionohet nga Përfaqësuesja e Kamerunit

Andre Onana nuk do të jetë më pjesë e Përfaqësueses së Kamerunit pasi është pensionuar nga ekipi kombëtar.

Portieri i Interit kishte luajtur vetëm ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ dhe pastaj ishte larguar pas një mosmarrëveshje me trajnerin Rigobert Song.

26-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Kamerunit që nga viti 2016 ku ka zhvilluar 34 ndeshje, prej të cilave në 14 e ka mbajtur portën e paprekur.


Nëpërmjet një postimi në Twitter, Onana ka lajmëruar se është pensionuar nga Kombëtarja.

“Mbaj mend se si i kemi jetuar ndeshjet me gjithë familjen, vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për një lojtar të jetë në gjendje të përfaqësojë kombëtaren tonë. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares”.

“Ndaj pas orëve të pafundme pune, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbëngulje, me krenari mund të them se e kam arritur ëndrrën time të madhe. Megjithatë, çdo histori, sado e mirë, ka një fund dhe historia ime brenda ekipit kombëtar të Kamerunit ka marrë fund”.

“Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë kalimtarë, por Kameruni kalon para çdo personi apo lojtari. Kameruni është i përjetshëm. Sa e përjetshme është dashuria ime për kombëtaren dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, sado i vështirë të ishte momenti. Ndjenja ime nuk do të ndryshojë kurrë, zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrahë kudo që të shkoj, gjithmonë do të luftoj për ta çuar vendin tim sa më lart”.

“Tani e tutje, unë do të vazhdoj, siç bëjnë më shumë se 27 milionë kamerunas në çdo ndeshje, të ndjek dhe mbështes ekipin tonë nga jashtë. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe besuan në kontributin që mund të sjell në këtë ekip. Kombi përpara çdo gjëje dhe përgjithmonë”, ka shkruar Onana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori