LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu flet për ambiciet e këtij sezoni dhe rinovimin e kontratës me Interin

Calhanoglu flet për ambiciet e këtij sezoni dhe rinovimin e kontratës me Interin

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur për ambiciet e tyre këtë sezon dhe dëshirën e tij për të lidhur një kontratë të re me klubin zikaltër.

Mesfushori 28-vjeçar turk iu bashkua Nerazzurrëve në një transferim të lirë vitin e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Milanin, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare me kuqezinjtë.

Ai është bërë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Simone Inzaghit në Lombardi, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.


Duke folur për Corriere della Sera, Calhanoglu fillimisht diskutoi se si ndihet në Inter dhe rëndësinë e përballjes së tyre të ardhshme me Napolin.

“Ndihem mirë dhe dua të jem edhe më i rëndësishëm për Interin. Këtu më ndihmuan që në fillim dhe më bënë të ndihem i qetë. Dua ta shpërblej këtë besim duke fituar një tjetër trofe, ndoshta Scudetton”, ka thënë fillimisht Calhanoglu.

“Ne besojmë në rikthimin, nëse rifillojmë me të njëjtën cilësi të ndeshjeve të fundit para pushimit, mund t’ia dalim. Ndeshja kundër Napolit më 4 janar në San Siro do të jetë vendimtare, do të na tregojë shumë për pjesën tjetër të sezonit”.

“Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, ne luajmë në shtëpi dhe jemi favoritë. Po përgatitemi në mënyrën e duhur, e shoh mirë ekipin. Duam të tregojmë atë që kemi brenda”.

Në fund, mesfushori turk foli edhe për rinovimin e kontratës, të cilin e do me çdo kusht.

“Drejtori sportiv ende nuk më ka thirrur për të negociuar rinovimin e kontratës sime, e cila skadon në vitin 2024”.

“Dua të flas për këtë, jam duke pritur që ai të më telefonojë. E dua Italinë, do të doja të qëndroja në Milan edhe në fund të karrierës sime”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

Ndërkombëtare
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Dy gjigantë nga Liga Premier dhe një nga Arabia Saudite e duan Raphinhan

Dy gjigantë nga Liga Premier dhe një nga Arabia Saudite e duan Raphinhan

Ndërkombëtare
Zinedine Zidane del si Plani B për punën e trajnerit në Real Madrid

Zinedine Zidane del si Plani B për punën e trajnerit në Real Madrid

La Liga
Kalo në kategori