LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e fjalimit të Mbappes pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës tregojnë mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm

Pamjet e fjalimit të Mbappes pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës tregojnë mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm

Janë zbuluar pamjet e një fjalimi të madh të Kylian Mbappe me ekipin e Francës pas pjesës së parë të finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke treguar se sa lider është ai.

Franca shkoi në pushimin mes pjesëve me dy gola disavantazh pas golave të shënuar nga Lionel Messi dhe Angel Di Maria.

Me Francën që dukej e humbur, trajneri Didier Deschamps largoi Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele përpara fundit të pjesës së parë dhe inkuadroi Kolo Muani dhe Marcus Thuram, të cilët, së bashku me Mbappen, ndihmuan në rikthimin.


Falë Hadrien Garnier dhe TF1, janë shfaqur pamjet nga prapaskenat që ndodhen në zhveshtoren e Francës, ku shihej Mbappe teksa mbante një fjalim të fortë pas pjesës së parë të finales.

Loja po humbje nga Les Bleus, por Mbappe, i cili mbushi 24 vjeç të martën, shfaqi mentalitetin e tij elitar.

“Nuk mund të bëjmë më keq. Ne kthehemi tani në fushë, duhet ta arrijmë rikthimin. Pësuam 2 gola, por mund të kthehemi. Q*** djelmosha, kjo është një herë në 4 vjet, q****!”, dëgjohet Mbappe duke iu drejtuar bashkëlojtarëve.

https://twitter.com/hadrien_grenier/status/1605330179152556032

Është thënë shumë që Mbappe të ketë probleme me egon dhe qëndrimin, por ne shohim se aftësia e tij për të motivuar ekipin e tij nuk mungon.

Franca nuk mori një përgjigje të menjëhershme, por Mbappe shkoi lë shenjë më vonë duke shënuar dy gola të shpejt, për të dërguar lojën në vazhdime, ku u shënua edhe nga një gol nga të dyja kombëtaret.

Megjithatë, në fund Franca ishte e pafat pasi u mposht në penallti dhe Argjentina u shpall kampione e Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori