LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C, dhe projektin e gazsjellësit amerikan

Haradinaj: Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C, dhe projektin e gazsjellësit amerikan

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së në Suharekë, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeminstrit Albin Kurti dhe Qeverisë.

Haradinaj tha se, Qeveria Kurti ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme, në tema madhore që janë jetike për vendin.

Sipas tij, Kurti ka refuzuar termocentralin Kosova C, projektin e Gazsjellësit amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave, e po ashtu ka bllokuar investimet publike.


Në aspektin e sigurisë, Haradinaj tha se Kurti ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit.

“Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”, u shpreh ai.

“Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023”, tha në fund Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Siguri
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje

Serwer: SHBA duhet të korrigjojë gabimet diplomatike në Kosovë dhe Bosnje

Lajme
Kalo në kategori