LAJMI I FUNDIT:

Dalic konfirmon lëndimin e dy yjeve të Kroacisë, thotë se do të bëjnë gjithçka për vendin e tretë

Dalic konfirmon lëndimin e dy yjeve të Kroacisë, thotë se do të bëjnë gjithçka për vendin e tretë

Kroacia do të përballet me Marokun për ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës.

Dueli për vendin e tretë do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium në Doha të Katarit.


Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur në konferencë për media, duke thënë se kanë probleme me lëndime.

Marcelo Brozovic dhe Josko Gbardiol kanë probleme dhe ende e kanë të paqartë aktivizimin për finalen e vendit të tretë.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur ndeshjen e fundit me injeksione në këmbë, dhe edhe Brozovic po ka probleme. Për finalen e vendit të tretë do të hedh në fushë vetëm lojtarë që janë mirë dhe të gatshëm për të luajtur, pasi do të bëjmë gjithçka për të fituar”.

“Për momentin nuk e di nëse Brozovic do të luajë, varet nga muskujt e tij, pasi ka dhimbje”, tha Dalic.

Tutje trajneri kroat tha se është ndeshje me rëndësi dhe do të bëjnë gjithçka për ta fituar medaljen e bronztë në ‘Katar 2022’.

“Të jesh i treti apo i katërti në botë ka goxha diferencë, dhe ne duam të jemi ata që arrijmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe një vend në podiumin e Botërorit”, deklaroi Dalic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori