LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon drejtori sportiv i PSV-së: 12 klube duan transferimin e Cody Gakpos

E konfirmon drejtori sportiv i PSV-së: 12 klube duan transferimin e Cody Gakpos

Cody Gakpo është një nga futbollistët më në formë në Evropë dhe ai tregoi klasin e tij edhe në Kupën e Botës me Holandën.

Sulmuesi holandez shënoi tre gola në Kampionatin Botëror, derisa Holanda e tij u eliminua në çerekfinale nga Argjentina.


Por duket shumë e vështirë që talenti holandez të luaj më me PSV Eindhoven pasi është bërë dëshirë e madhe e për klube të njohura evropiane.

Ka qenë drejtori sportiv i PSV, Michael Brands që ka konfirmuar se Gakpo kërkon nga 10-12 klube evropiane.

“Duhet të jemi realist. Nëse flasim për Cody Gakpon dhe çmimin që lidhet me të atëherë mund të them se janë 10-12 klube që kanë shprehur interesim dhe mund të paguajnë paratë. Shuma ende nuk është diskutuar, por nëse vije klubi i duar që Cody e dëshiron atëherë do të flasim”.

“Gjithsesi mendoj se do të ndodhë diçka në janar dhe largimi i Gakpos do të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të PSV-së”, deklaroi Brands.

Gakpo deri më tani ka zhvilluar 33 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 17 gola dhe ka bërë 16 asistime.

PSV synon që të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e Gakpos, ku ndër skuadrat e interesuara për tëjanë edhe Real Madrid, Borussia Dortmund, Manchester United, Barcelona, Chelsea, Roma, Juventus e të tjera ekipe. /Telegrafi/