LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për luftën

Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se gjashtë muajt e ardhshëm të konfliktit me Rusinë do të jenë “vendimtarë”, në luftën që Rusia filloi kundër Ukrainës në fund të shkurtit të këtij viti.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në shumë aspekte të konfrontimit, që Rusia filloi me agresionin e saj”, tha në një video-adresim presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se “agresioni kundër Ukrainës është gjithashtu agresion kundër çdo vendi të BE-së, sepse objektivi përfundimtar i Rusisë është shumë më larg nga kufiri ynë dhe sovraniteti ukrainas”.


“Gjashtë muajt e ardhshëm do të kërkojnë shumë më tepër nga ne, përpjekje dukshëm më të mëdha se ato që kemi investuar në periudhën e kaluar”, theksoi Zelensky, duke shtuar se “sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duhet të ndalen”.

“Kemi nevojë për më shumë armë moderne, përkatësisht më shumë dërgesa”, tha Zelensky duke komentuar çlirimin e qytetit Kherson.

“Kjo lëvizje i tregoi botës që mbrojtja jonë e përbashkët nuk është e rastësishme”, tha për fund presidenti i Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

Amerika
Kalo në kategori