LAJMI I FUNDIT:

Mediat franceze zbulojnë pse Lionel Messi po luan kaq mirë në Kupën e Botës për Argjentinën

Mediat franceze zbulojnë pse Lionel Messi po luan kaq mirë në Kupën e Botës për Argjentinën

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi mund të jetë duke performuar në një nivel mahnitës në Kupën e Botës “Katar 2022” për shkak të një përmirësimi të madh në një fushë kanë njoftuar mediat francez.

35-vjeçari është potencialisht në prag të fitimit të titullit të tij të parë të Kupës së Botës pasi udhëhoqi Argjentinën drejt finales në Katar.

Argjentina u rikthye nga një disfatë poshtëruese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në krye të Grupit C pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Meksikës dhe Polonisë.


Djelmoshat e Lionel Scalonit vazhduan të mundën 2-1 Australinë në fazën e 1/8-tës përpara se të merrnin një fitore mahnitëse me penallti ndaj Holandës në çerekfinale.

Argjentina fitoi biletën e saj për në finale pasi mposhti finalistët e Kupës së Botës 2018 Kroacinë 3-0 në Lusail Stadium të martën.

Messi, i cili po garon në Kupën e tij të fundit të Botës, ka qenë në formë të lartë për vendin e tij dhe ka shënuar pesë herë dhe ka regjistruar tre asistime në Katar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u barazua me bashkëlojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, me të cilin do të përballet të dielën, në garën për Këpucën e Artë të Kupës së Botës.

Gazeta franceze Get French Football News tani ka pohuar se Messi ka përfituar nga koha e tij në Ligue 1 dhe është bërë “më i fortë fizikisht”.

Mediumi e mbështeti pretendimin e tij duke treguar një intervistë që Messi bëri me France Football pas lëvizjes së tij në kryeqytetin francez.

“Vërtet nuk kam qenë këtu për shumë kohë. Kam luajtur shumë pak ndeshje, kështu që është e vështirë të nxjerr përfundime”, tha Messi në tetor të 2021.

“Por, në shikim të parë, kjo është një ligë që është shumë më fizike se La Liga. Këtu skuadrat duken më të fuqishme dhe ndeshjet janë shumë intensive, me pak hapësirë”.

“Shumica e lojtarëve janë shumë të fortë. Por është ende pak herët për mua që të bëj një analizë të plotë të Ligue 1, sepse është një gjë të shikosh ndeshje dhe tjetër të jesh në fushë për to”, përfundonte argjentinasi.

Pretendimi i French Football News për përmirësimin e forcës së Messit për shkak të kohës së tij në Ligue 1 bëri që disa tifozë të pajtoheshin me vlerësimin e gazetës franceze.

“ka një të vërtetë për këtë dhe mendoj se Messi do të thoshte të njëjtën gjë”, u përgjigj një tifoz.

“Hmm, nuk e kam menduar kurrë këtë. Shumë interesante. Njerëzit që njohin më mirë Ligue 1 më kanë thënë shpesh se liga franceze është më fizike se ligat e tjera” dhe “Kjo është shumë, shumë e vërtetë”, ishin disa komente tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori