LAJMI I FUNDIT:

Mbështetja më e madhe për Messin erdhi nga tribunat – gruaja e tij simpatike dhe tre djemtë nuk pushuan së bëri tifo për argjentinasin

Mbështetja më e madhe për Messin erdhi nga tribunat – gruaja e tij simpatike dhe tre djemtë nuk pushuan së bëri tifo për argjentinasin

Antonela Roccuzzo u pa duke u hedhur nga gëzimi teksa shihte Lionel Messin duke udhëhequr Argjentinën drejt finales së Kampionatit Botëror.

35-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në gjysmëfinale teksa ekipi i vendit të tij mposhti Kroacinë në rezultat 3-0 të martën, shkruan The Sun.

Me mbrëmjen e djeshme (e martë), Messi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Argjentinës në Kampionatin Botëror me gjithsej 11 gola të shënuar.


Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë (Foto: Alex Livesey – Danehouse/Getty Images)

Dhe teksa ai pati një paraqitje të shkëlqyer në fushë, gruaja e tij po dukej magjike në tribunë teksa e shikonte.

Antonela Roccuzzo u pa me një buzëqeshje të madhe teksa kishte veshur një këmishë të Argjentinës të zbukuruar me “Messi 10” teksa ngriti dy grushta gëzimi në tribuna për të festuar golin.

Foto: Antonela Carruzzo/Instagram

Roccuzzo, 34 vjeçe, shoqërohej gjithashtu nga tre djemtë e çiftit: Thiago, nëntë vjeç, Mateo, gjashtë dhe Ciro, katër vjeç në stadiumin “Lusail”.

Dhe ajo publikoi një fotografi të adhurueshme të katër prej tyre më pas të gjithë duke festuar me fanellën ikonë të babait.

Foto: Antonela Carruzzo/Instagram

Së bashku me një mori të emoji-ve të flamurit të vendit, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Nuk mund ta shpjegoj sepse nuk do të kuptohet!”.

Messi zbuloi se fëmijët e tij po e frymëzojnë atë për arritjet në Kampionatin Botëror 2022, që po mbahet në Katar.

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë  (Foto: Stefan Matzke – sampics/Corbis via Getty Images)

Dhe ai tha se po gumëzhinte se më i madhi i tij, Thiago dhjetë vjeçar, tani është mjaft i rritur për të vlerësuar magjinë e babait të tij.

Messi tha: “Që nga fillimi deri në bilbilin e fundit kam menduar për familjen time”.

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë (Foto: Alex Livesey – Danehouse/Getty Images)

“Fëmijët e mi veçanërisht, pasi rriten dhe kuptojnë më shumë”.

“Ne kemi pasur familje më parë në Kampionat Botëror – Thiago ka qenë atje, por nuk e dinte se çfarë do të thoshte”.

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë (Foto: ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)

“Tani shoh se si vuajnë dhe kënaqen. Është diçka spektakolare. Ata janë të emocionuar si të gjithë argjentinasit – është e mahnitshme ta ndash këtë eksperiencë me ta”, tha futbollisti argjentinas.

Argjentina tani po përgatitet për finalen e Kampionatit Botëror të së dielës dhe ata do të zbulojnë se cilët janë kundërshtarët e tyre kur Franca të përballet me Marokun sonte (e mërkurë) në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë (Foto: Matthias Hangst/Getty Images)

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë  (Foto: Anthony Dibon/Icon Sport via Getty Images)

Antonela Roccuzzo, gruaja e Messit në tribunat e ndeshjes Kroaci-Argjentinë  (Foto: ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori