LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë luksoze të Rita Orës në Londër, e cila kushton mbi 8.7 milionë euro

Brenda shtëpisë luksoze të Rita Orës në Londër, e cila kushton mbi 8.7 milionë euro

Rita Ora kaloi një natë duke mbështetur Anglinë teksa u përball me Francën në Kampionatin Botëror të shtunën në mbrëmje, përpara se të eliminohej me një humbje në rezultat 2-1.

Interpretuesja e hitit “Only Want You”, 31 vjeçe, shijoi ngjarjen sportive nga komoditeti i shtëpisë së saj me gjashtë dhoma gjumi, e cila kushton rreth 7.5 milionë funte (8.7 milionë euroshe) dhe ndodhet në Primrose Hill të Londrës.

Ajo bleu shtëpinë e epokës viktoriane – e ndërtuar fillimisht në vitin 1877 – vitin e kaluar dhe që atëherë prona i është nënshtruar rinovimeve të shumta për ta shndërruar atë në shtëpinë që është sot, shkruan DailyMail.


Rita e shikoi ndeshjen e futbollit në një televizor të madh, me ekran të sheshtë, i cili ishte vendosur në një stendë metalike, me dizajn gjeometrik.

Asaj iu bashkuan shokët për të mbështetur ekipin e saj në shtëpi, ndërsa ata shijuan një natë me pije dhe TV në atë që dukej të ishte dhoma e rehatshme e shtëpisë së saj.

Videot treguan një tavolinë kafeje të përfunduar me shkëlqim, të zbukuruar me libra dhe zbukurime të vogla për të përfunduar – ndërsa një oxhak ndodhej aty pranë.

Por pavarësisht mbrëmjes argëtuese, Anglia u eliminua nga Kampionati Botëror në çerekfinale nga Franca.

Rita u dha fansave një vështrim në shtëpinë e saj në fillim të këtij viti, teksa zhvilloi një intervistë të xhiruar nga Architectural Digest.

Shtëpia ka gjithashtu një dhomë ndenjeje të veçantë, të lehtë dhe të ajrosur, e cila përmban divane kremoze, orendi komode, një llambadar vezullues dhe dyer xhami që hapen në kopsht.

Përveç zonave të ndenjes, shtëpia ka gjithashtu një dhomë zhveshjeje mbresëlënëse në papafingo me një zonë masive të dedikuar për gamë të gjerë të këpucëve, kapele bejsbolli të rreshtuar dhe shina rrobash të varura.

Ndërsa banja e saj e bardhë është e kompletuar me një dysheme me pllaka njëngjyrëshe dhe mbaresa ari.

Kopshti ofron një oazë të qetë larg ngulfatjes së qytetit, me hapësirën e jashtme të zbukuruar me statuja guri dhe elemente ujore së bashku me shumë gjelbërim.

Artistja me origjinë shqiptare shpjegoi më parë se fillimisht ishte në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham – një nga artistët e saj të preferuar.

“Shtëpia ka shumë energji, energji të mirë – të gjitha lëngjet krijuese që më duhen dhe që i ndjeva sapo hyra këtu”, tha ajo për Architectural. /Telegrafi/