LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka rrëzuar dhjetë dronë të prodhuar nga Irani

Ukraina ka rrëzuar dhjetë dronë të prodhuar nga Irani

Ukraina ka rrëzuar 10 dronë të prodhuar nga Irani këtë mëngjes, tha kryebashkiaku i Kievit.

Vitali Klitschko shpjegoi se sistemet e mbrojtjes ajrore goditën dronët Shahed në orët e para.

“Në rajonin e Kievit dhe mbi kryeqytetin, forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithsej 10 drone Shahed”, shkroi ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.


Më parë, ai raportoi shpërthime në lagjen qendrore të qytetit Shevchenkivskyi dhe tha se shërbimet e urgjencës ishin dërguar në zonë.

Tani, guvernatori i Zhytomyr, i cili është pranë Kievit, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një valë e dytë sulmesh me dron.

Në një mesazh të postuar në Telegram, Vitaliy Bunechko paralajmëroi banorët se “rreziku ajror vazhdon. Një valë e dytë sulmesh me dron është e mundur. Qëndroni në strehimore”.

Në njërën nga videot e dronëve të rrëzuar, e cila është postuar në kanalet e Telegramit të Ukrainës, shihet mesazhi “Për Ryazan”. Bëhet fjalë për bazën ushtarake ruse që Ukraina granatoi javën e kaluar.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/