LAJMI I FUNDIT:

Tri ditë nga vendosja e barrikadave në veri, KFOR-i nuk tregon nëse do të angazhohet për largimin e tyre

Tri ditë nga vendosja e barrikadave në veri, KFOR-i nuk tregon nëse do të angazhohet për largimin e tyre

Më 10 dhjetor serbët lokal në veri të vendit ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnajk.

E kur kanë kaluar tashmë plot tri ditë që kur serbët bllokuan rrugët, barrikadat po vazhdojnë të qëndrojnë dhe askush deri më tash nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e tyre.

Për shkak të situatës së tensionuar, Policia e Kosovës ka rritur praninë në këtë zonë.


Për heqjen e tyre, është thënë se do të angazhohet KFOR-i.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën bëri të ditur se KFOR-i ka kërkuar pak kohë në mënyrë që të reagoj për heqjen e barrikadave që janë vendosur në veri.

Ai madje i bëri thirrje KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që të kryejë punë shpejtë, prandaj ne po presim. Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dorëhiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, deklaroi Kurti.

Telegrafi që nga dje është në pritje të një përgjigje nga KFOR-i lidhur me heqjen e barrikadave, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se pas situatës së krijuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paralajmëroj se të enjten më 15 dhjetor do t’i parashtroj kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave serbe në Kosovë.

Edhe për këtë gjë Telegrafi ka pyetur KFOR-in se cila do të jetë përgjigja e tyre nëse pranojnë zyrtarisht një kërkesë të tillë, por të njëtit nuk janë përgjigjur.

Vendosja e barrikadave nga serbët lokalë erdhi si përgjigje e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Pantiqit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi që dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Komuniteti ndërkombëtar bëri po ashtu thirrje për largimin e barrikadave. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se arrestimi i Pantiqit “po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori