LAJMI I FUNDIT:

“Pro-amerikan” dhe “pro-aziatikë” – Kurti sqaron deklaratën e mbrëmshme, i bënë thirrje KFOR-it që të garantoj lirinë e lëvizjes në veri

“Pro-amerikan” dhe “pro-aziatikë” – Kurti sqaron deklaratën e mbrëmshme, i bënë thirrje KFOR-it që të garantoj lirinë e lëvizjes në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka sqaruar një deklaratë të tij të mbrëmshme ku ka përmendur se “Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse”.

Kurti ka sqaruar se kur ka thënë pro-amerikane nuk ka menduar për Amerikën Latine, e as kur ka thënë pro-aziatike nuk ka menduar për Japoninë, por për Kinën dhe Rusinë.

“Ai teksti im i mbrëmshëm ka kontekst dhe aty theksohet përpjeka e Serbisë që ta heq çështjen e normalizimit të raporteve nga BE dhe ta shpie te OKB-ja ku dihet se anëtare të përhershme janë dy vende nga Azia, Rusia dhe Kina këtë e kam pasur në mend”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se synimi i Beogradit është se nga Franca e Gjermania të shkojnë te Kina e Rusia.

“Nga Kina kryeministrja e Serbisë bëri thirrje për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë. Është interes i Beogradit që Kinën t’ia ofrojnë Rusisë”, u shpreh Kurti.

Tutje kryeministri ka bërë thirrje KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që të kryejë punë shpejtë, prandaj ne po presim. Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dore hiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, ka thënë ai.

Kryeministri ka shtuar se zgjedhjet në katër komunat në veri u shtyn për prillin e vitit të ardhshëm jo pse policia ka konstatuar rrezik, por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë, ka shumë frikë.

“Dhe kjo frikë që mbretëron në veri nuk krijon kushte për zgjedhje të lira për qytetarët”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori