LAJMI I FUNDIT:

Enrique bën të ditur hapin e tij të radhës, pas largimit nga Spanja

Enrique bën të ditur hapin e tij të radhës, pas largimit nga Spanja

Luis Enrique ka konfirmuar se ai po kërkon një kthim në nivel klubesh, pasi la rolin e tij te kombëtarja e Spanjës, pas eliminimit shokues nga Kampionati Botëror.

Trajneri kishte qenë në krye të kombëtares spanjolle për katër vjet para shkarkimit të tij javën e kaluar. Ish-shefit të Barcelonës nuk iu ofrua një marrëveshje e re pas paraqitjes së dobët të Spanjës në Katar, ku ata u befasuan nga Maroku në 1/8 e finales.

Spanja ka njoftuar që atëherë se trajneri U-21, Luis de la Fuente do të zëvendësojë Enriquen në krye – dhe Enrique tashmë e ka një ide se çfarë lloj sfide do të dëshironte të nisë në vijim.


“E shoh veten duke u bashkuar me një klub dhe duke zhvilluar një skuadër me finesë dhe saktësi më të madhe se sa kisha kohë të bëja me Kombëtaren”, deklaroi 52-vjeçari në një transmetim në Twitch me personazhin e famshëm spanjoll Ibai Llanos. “Kjo periudhë po përfundon dhe me siguri do të pres sezonin e ardhshëm. Ndërkohë jam regjistruar për një garë me biçikletë malore me vëllain tim!”.

Pasi zbuloi se ai refuzoi mundësinë për të zgjatur kontratën e tij me Federatën Spanjolle të Futbollit pas Euro 2020 verën e kaluar, Enrique vazhdoi të ankohej për performancën e tij kundër Marokut, i cili do të përballet me kampionin në fuqi, Francën në gjysmëfinale të turneut, pasi mposhti Portugalinë në çerekfinale.

“E keqja e këtyre garave është se në 90 ose 120 minuta mund të shkosh në ferr”, shtoi ai. “Ne nuk patëm një lojë të mirë kundër Marokut, por kam një mëzim pozitiv nga Botërori dhe katër vjet në ekipin kombëtar. Jam i qetë, jam i kënaqur, mendoj se kemi arritur të gjenerojmë emocione. Jepu lojtarëve besim, është qetësues fakti që kishte djem dhe vajza në hotele për të parë lojtarët. Si trajner, detyra ime është të marr vendime dhe e kam bërë”.

“Kemi katër vite që po përgatisim lojtarë shumë të mirë dhe ndjej se kemi humbur një mundësi shumë të mirë dhe ndihem shumë keq. Që në ditën e parë u përpoqa t’i bind lojtarët se kishim një shans. Mendova se ne ishim shumë të mirë, përveç disa minutave kundër Japonisë, kur ishim të stërmbushur dhe më pas erdhën vështirësitë kundër Marokut”, ka vazhduar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

La Liga
Kalo në kategori