Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka publikuar dokumentuarin “Run for Sharr” në Ditën Botërore të Maleve.
Përmes këtij dokumentari ajo bënë thirrje që të ruhen Malet e Sharrit dhe pasuritë bimore e shtazore që ai ofron.
“Është momenti i fundit për të gjithë ne, ta gjejmë një mënyrë, ta kemi një plan, të përfitojmë nga natyra pa e dëmtuar atë. Ta ruajmë dhe ta kthejmë natyrën në anën tonë dhe të zhvillimit të vendit tonë. Çdo hap, çdo fushë e luginë e Maleve të Sharrit është ndryshe prej tjetrës, e pasur me burime ujore, bimë, lule të bukura, kafshë të egra dhe të rralla”, ka shkruar Ibrahimi.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të alpinistes:
Urime Dita e Maleve
Malet e Sharrit, janë malet me te dashtuna për mu. Më kanë tjetërsua, më kanë bë njeri ma të mirë, njeri ma të lumtur, ma të ndjeshëm edhe më të fortë.
Sharri më kanë ndihmu me arrit qëllime te mëdha ne jetë, sikurse me u ngjit ne Majat ma të nalta të Botës. Më ka frymëzua me e dashtë edhe më shumë natyrën e me dhanë gjithçka prej vetes për ruajtjen e saj.
Miq, ju që ende nuk e keni ecë Sharrin, këto male janë të jashtëzakonshme në çdo stinë.
Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri, të gjitha kanë potencial të madh turizmi, por jo nëse nuk i ruajmë edhe nuk i dojmë malet tona. Malet ruhen e duhen, atëherë kur nuk prehen, nuk ndërtohen, nuk asfaltohen.
Është momenti i fundit për të gjithë ne, ta gjejmë një mënyrë, ta kemi një plan, të përfitojmë nga natyra pa e dëmtuar atë. Ta ruajmë dhe ta kthejmë natyrën në anën tonë dhe të zhvillimit të vendit tonë.
Çdo hap, çdo fushë e luginë e Maleve të Sharrit është ndryshe prej tjetrës, e pasur me burime ujore, bimë, lule të bukura, kafshë të egra dhe të rralla.
Mijëra lule, bimë e drunjë në këto male janë unike. I rrallë është edhe Rrëqebulli i Sharrit.
Ndërtimet pa leje në zonat e ndaluara, ndërtimet e hidrocentraleve pa kurrfarë planifikimi, prerja e drunjve, bërlloku që ta zën frymën, gjuetia – duhet me u ndalën.
Duhemi me i nejt gati krejt bashkë, na me raportu e institucionet tona me dënu krimin e vazhdueshëm, jo veç në Malet e Sharrit, po në krejt malet tona.
Dua që ky dokumentar te ju inspiroj, e ta bëj të mundur që herën e ardhshme të flasim sa mijë drunj janë mbjellë, jo sa janë pre.
Unë për vete, sa të kem frymë do të vazhdoj me ju ngjit Sharrit sepse aty mbushem me dashni.
Ndjenjën qe e përjetoj në Sharr kam dëshirë me e nda me të gjithë që i has nëpër ekspeditat e mia në Himalaja. Ju flas të gjithëve dhe kam dëshirë edhe ata me ardhë këtu dhe me ja përjetu bukurinë Sharrit. Por miq të dashur, dashnia jeme e pafund s’mjafton me i ruajt këto male.
Andaj, ju ftoj ta shikojmë këtë dokumentar bashk, të realizuar një vit më parë dhe ju ftoj që t ‘bëhemi bashkë për me i ruajt malet tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen