LAJMI I FUNDIT:

“Gjithmonë krenare” – gruaja e Harry Kane tregon mbështetjen për futbollistin pas eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës

“Gjithmonë krenare” – gruaja e Harry Kane tregon mbështetjen për futbollistin pas eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës

Gruaja e Harry Kane, Kate, theu heshtjen e saj në rrjetet sociale të dielën (11 dhjetor) pas humbjes shkatërruese të Anglisë nga Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Nëna e dy fëmijëve, e cila i është bashkuar partnereve të tjera të futbollistëve anglez në Katar, ndau një foto të bashkëshortit të saj me fjalët: “gjithmonë krenare”.

Loja ishte veçanërisht e vështirë për kapitenin e Anglisë, Harry, 29 vjeç, pasi humbi një penallti të dytë.


Më pas ajo shpërndau një postim nga David Beckham, 47 vjeç, i cili tha fjalë ngushëlluese për ekipin anglez pas humbjes dëshpëruese.

“Djemtë tanë do të vazhdojnë të rriten.. Është gjithmonë ndjenja më e keqe të zgjohesh pas eliminimit nga një turne, por lojtarët tanë, stafi Gareth dhe të gjithë tifozët tanë mund të jenë krenarë për këtë ekip…Duhet një lider i vërtetë për t’u ngritur në këto momente dhe kjo është ajo që bëri kapiteni ynë, herën tjetër do të jetë një fund ndryshe, ne do të largohemi me kokën lart”, ka shkruar legjenda angleze e futbollit.

Ajo gjithashtu ka postuar një foto të lojtarëve teksa shkruan: ‘Çfarë ekipi, do të vijë koha jonë’.

Harry mori përgjegjësinë për daljen e Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca dhe i ka dhënë menaxherit Gareth Southgate mbështetjen e tij të plotë.

“Është një natë vërtet e vështirë. Unë jam i dëshpëruar, skuadra është dërrmuar. Ne kishim besim të plotë se mund të arrinim diçka të veçantë në këtë Kupë Bote, por kjo erdhi deri në detaje të vogla”, u shpreh Kane pas humbjes.

“Mendova se natën që kishim shanse më të mira dhe periudha më të mira në lojë. Bëhet fjalë për ekzekutimin. Si kapiten, e marr përgjegjësinë për humbjen e penalltisë”, kishte deklaruar ai ndër tjera.

Kjo vjen pasi familja festoi fitoren 6-2 të Anglisë ndaj Iranit muajin e kaluar me një mori fotografish në stadium.

Harry dhe Kate ishin duke veshur fanellën e ekipit me ‘Kane’ të printuar si dhe numrin nëntë në imazhin e ëmbël familjarë.

Fëmijët e tij, Ivy, pesë vjeç dhe Vivienne, katër vjeç, kishin veshur të njëjtat fanella por me fjalën ‘baba’ të shtypur sipër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori