LAJMI I FUNDIT:

Mickoski, për konfrontimet mes qeverisë dhe prokurorisë: Përplasje komike mes dy bandave

Mickoski, për konfrontimet mes qeverisë dhe prokurorisë: Përplasje komike mes dy bandave

Hirstijan Mickovski duke komentuar përplasjen e djeshme të prokurorit publik Ljubomir Joveski me zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë, Sllavica Gërgovska në lidhje me kritikat e kësaj të fundit për gjyqësorin në vend.

“Kjo përballje më duket si përballje kriminale e dy bandave të qeverisë në një skenë të hapur, të cilët zihen në mes vete për shkak se nuk munden ta ndajnë plaçkën apo atë që kanë vjedhur dhe t’i kënaqin interesat personale. Kjo u tregua qartë në zgjedhjet e fundit të kuadrove në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion por gjithashtu edhe në Këshillin Gjyqësor”, tha Hristijan Mickovski, lider i OBRM-PDUKM-së.

Mickovski përsëriti nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që sipas tij as BDI-ja që është 20 vite në pushtet dhe as LSDM-ja nuk kanë arritur të luftojnë krimin dhe korrupsionin.


“Interesante, por më pak dhe qesharake e komike tingëllojnë deklaratat e ministrit për punë të brendshme, i cili është ministër tash 7 vite se tani duhet të reagohet dhe të hapet front kundër krimit dhe korrupsionit në vend që të thotë po tërhiqem sepse nuk arrita. Interesante, qesharake dhe komike është kur këto deklarata vijnë nga përfaqësues të Qeverisë, të cilët tash 5 vite janë në qeveri në Maqedoni, ndërsa më interesante dhe më komike është kur partia politike e cila është 20 vite në qeveri, pra Bashkimi Demokratik për Integrim kur thotë se tani është momenti kur do të luftojnë me krimin dhe korrupsionin”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori