LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e papërmbajtshme e Brunos: I kërkoi stafit të Portugalisë që mos ta kapnin dhe të shfryhej në gjyqtarin e ndeshjes

Deklarata e papërmbajtshme e Brunos: I kërkoi stafit të Portugalisë që mos ta kapnin dhe të shfryhej në gjyqtarin e ndeshjes

Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror, në një pasdite historike të së shtunës në Katar.

Maroku u bë kombi i parë afrikan që rezervoi një vend në gjysmëfinalet e turneun më të madh të futbollit, pasi mposhti kampionët e Evropës së vitit 2016.


Atyre iu nevojitej vetëm goli i Youssef En-Nesyri që të eliminonin Portugalinë, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Bruno Fernandes në aksion

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes shpejt doli para gjyqtarit dhe u tha stafit të Portugalisë që të mos e preknin, pasi do ta thoshte atë që kishte për të thënë.

“Mos më prek, do të them atë që kam për të thënë. Në dreq ata”, i tha Bruno anëtarit të stafit që kërkonte vetëpërmbajtje, sipas Eurofoot.

“Më duhet të them se është shumë e çuditshme të kemi një gjyqtar që na referon nga një vend (Argjentina) që ka ende ekipin e saj në garë dhe ne nuk kemi gjyqtarë portugez në Kupën e Botës”.

“Këta zyrtarë nuk gjykojnë në Ligën e Kampionëve, nuk janë mësuar me këtë lloj loje, nuk e kanë ritmin për të. Ata anuan qartë”.

“Në pjesën e parë ka një penallti të pastër për mua, sepse jam i izoluar dhe asnjëherë në jetë nuk e kam lënë veten të bie, kur kam qenë vetëm me portierin dhe mund të gjuaj në portë. Po aq e thjeshtë sa kaq”, ka shtuar më tej ai.

Ishte e qartë të shihje se emocionet ishin të papshfrenuara dhe kush mund t’i fajësojë ato pasi panë ëndrrat e tyre për Botëror të shkatërruara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Zbulohen emrat e pesë yjeve të Barcelonës që ndihen të keqtrajtuar nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë yjeve të Barcelonës që ndihen të keqtrajtuar nga Xavi

La Liga
Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti

Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti

La Liga
Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit

Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit

Premier League
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori