LAJMI I FUNDIT:

Partneret e futbollistëve shkaktuan ‘trazira’ në kampin e skuadrës, nis hetimi për dështimin e Gjermanisë

Partneret e futbollistëve shkaktuan ‘trazira’ në kampin e skuadrës, nis hetimi për dështimin e Gjermanisë
Supermodelja Izabel Goulart (Foto: Getty Images)

Pas eliminimit të dytë radhazi të Gjermanisë që në fazën grupore të Kampionatit Botëror, është zhvilluar një hetim për fushatën e tyre aspak të mirë.

Hansi Flick mbijetoi në rolin e përzgjedhësit, por mediat gjermane pretendojnë se një “ndjesi pushimi” në kampin e skuadrës kontribuoi në dështimin e tyre.


Sipas Bild, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) mbajtën një takim krize dy orë e gjysmë, pasi u larguan nga Grupi E duke mbetur prapa Japonisë dhe Spanjës.

Kevin Trapp u shoqërua nga e dashura e tij supermodele, Izabel Goulart (Foto: Getty Images)

E njëjta gazetë raporton se punonjësit e DFB ishin të mahnitur me atë që panë në bazën prej ‘pelushi’, Zulal Wellness Resort, e cila ishte një orë e gjysmë me automjet larg nga Doha.

Skuadra e Gjermanisë qëndroi në resorin Zulal Wellness Resort në veri të Dohas (Foto: Reuters)

Ata rezervuan më shumë se një të katërtën e dhomave me pesë yje dhe iu dha leja për të ftuar partneret e tyre të qëndronin në hotel për dy net përpara ndeshjes së fundit të grupit kundër Kosta Rikës. Por, thuhet se kjo ka sjellë probleme.

Ilkay Gundogan dhe bashkëshortja e tij, Sara Arfaoui (Foto: Instagram)

Bild pretendon se një numër i partnereve kaluan kohë duke bërë selfie në pishinën e hotelit, ndërsa partnerët e tyre ishin kujdesur për fëmijët. Është sugjeruar se jo të gjithë lojtarëve u pëlqeu situata që ndodhi.

Dhe ‘ndjesia e pushimeve’ në hotel në resorin që ndodhej 111 kilometra larg nga Doha, raportohet se ka kontribuar në dështimin në fushë.

E dashura e Kai Havertz, Sophia Weber, me fanellë të Gjermanisë (Foto: Getty Images)

Gjermania mbeti dy pikë prapa fituesit të grupit, Japonisë dhe u eliminua me pikë të barabarta me Spanjën që përfundoi në vend të dytë.

Disa të dashura dhe bashkëshorte të futbollistëve janë parë në tribuna duke bërë tifo për Gjermaninë para largimit të parakohshëm. /Telegrafi/

Gruaja e Matthias Ginter, Christina (Foto: Instagram)

E dashura e Kevin Trapp, Izabel Goulart (Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori