LAJMI I FUNDIT:

Në pozat e reja, Rita Ora merr vëmendje me trendin e vetullave

Në pozat e reja, Rita Ora merr vëmendje me trendin e vetullave

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditë më parë mahniti me paraqitjen në “British Fashion Awards 2022”.

Artistja e famshme u shfaq tërësisht në të kuqe në ndarjen e madhe të çmimeve të modës, gjersa veshi një fustan të kuq transparent.

Ajo me të cilën mori më shumë vëmendje kanë qenë vetullat, pasi iu nënshtrua një trendi me një fashë rreth pjesës së syve.


Foto: Screenshot/Instagram

Kjo bëri që të marrë komente të shumta në lidhje me këtë e të jetë në sy të të gjithëve.

E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, ku në mesin e tyre nuk mungojnë edhe të tilla me vetulla të mbuluara me grim, e me një metodë të re të aplikimit.

Krijuesja e hitit “Anywhere” këto ditë ka qenë vazhdimisht e përfolur edhe për paraqitjet e tjera që bëri në një event të “Vogue”.

Foto: Screenshot/Instagram

Rita gjithashtu dha një intervistë për BBC, ku foli gjerë e gjatë për karrierën dhe për aferën me reperin Jay Z.

E cilësuar si një person i tretë mes çiftit Jay Z – Beyonce, ajo theksoi se nuk kishte asgjë të vërtetë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)