LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Hansi Flick do të mbetet përzgjedhës i Gjermanisë

Zyrtare: Hansi Flick do të mbetet përzgjedhës i Gjermanisë

Hansi Flick do të mbetet përzgjedhës i kombëtares gjermane të futbollit, edhe pse katër herë ish-kampionët e botës përfunduan paraqitjen në Katar 2022 në fazën e grupeve.

Gjermania pësoi të njëjtën gjë që e kishte pësuar edhe në Rusis në vitin 2018.


Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi se Flick do të drejtojë ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian 2024, të cilin Gjermania është vendase.

Flick u takua me presidentin e DFB, Bernd Neuendorf, dhe kreun e Bordit Mbikëqyrës të Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) Hans-Joachim Ëatzke dhe u shpjegoi atyre se çfarë shkoi keq në Katar.

“Ne të gjithë jemi të bindur se Kampionatin Evropian 2024 në tokën vendase është një mundësi e madhe për futbollin gjerman. Qëllimi ynë është ta kthejmë atë turne në një sukses sportiv. Ne kemi besim të plotë te Hansi Flick dhe besojmë se së bashku me ekipin e tij, ai do t’i përgjigjet me sukses kësaj sfide”, ka thënë  Neuendorf.

Edhe Flick u shpreh i bindur që do të kenë sukses në Euro 2024.

“Unë dhe stafi im e shikojmë me optimizëm Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip mund të arrijmë shumë më tepër se sa treguam në Katar. Ne humbëm një mundësi të madhe atje. Do të nxjerrim një mësim nga kjo”, ka thënë Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori