LAJMI I FUNDIT:

Ivan Perisic barazon Davor Sukerin dhe tani ‘kërcënon’ Brazilin – kur kroatët vuajnë ai shfaqet gjithmonë

Ivan Perisic barazon Davor Sukerin dhe tani ‘kërcënon’ Brazilin – kur kroatët vuajnë ai shfaqet gjithmonë

Ivan Perisic shfaqet gjithmonë, apo çdo dy vjet, kur vijnë Kampionatet Botërore dhe Evropiane. Anësori i Tottenhamit gjithmonë transformohet me Kroacinë.

Kroacia ishte në nokdaun kur i erdhi në ndihmë edhe një herë vendit të tij, ish ylli i Interit, Wolfsburgut dhe Bayernit, ndër të tjera. Perisic goditi një harkim të saktë me kokë, një nga specialitetet e tij të mëdha, duke bërë që Kroacia të barazonte kundër Japonisë (1-1) dhe të fitonte me penallti për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022.

“Ata thonë shpesh se ne jemi duke pritur për Perisicin dhe ai është gjithmonë aty. Ai shënon gjithmonë gola vendimtarë dhe të rëndësishëm. Kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe të gjithë mendojnë se nuk mund ta durojmë më, ai shfaqet . Ai është një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë përzgjedhësi Zlatko Dalic.


Perisic ishte kyç edhe në të kaluarën – ai shënoi tre gola dhe dha një asist – që Kroacia të shpallej nënkampione e botës në vitin 2018. Ai shënoi në fazën e grupeve kundër Islandës (1-2) , shënoi dhe asistoi në gjysmëfinale kundër Anglisë (2-1) dhe shënoi kur u barazua loja 1-1 në finale kundër Francës që u mbyll 4-2 për francezët.

Në Brazil 2014 – ai shënoi dy gola dhe dha një asistim – dhe që po vazhdon, me një gol dhe dy asistime, në Katar 2022. Në fakt, Ivan Perisic ka barazuar Davor Sukerin, presidenti aktual të Federatës, si golashënuesi më i mirë historik i Kroacisë në Kupat e Botës me gjashtë gola.

Sipas ‘Opta-s’ anësori Perisic ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime në Kupat e Botës. Që nga debutimi i tij në vitin 2014, vetëm Leo Messi (8 gola dhe 4 asistime) dhe Kylian Mbappe (9 gola dhe 2 asistime) janë përfshirë në më shumë gola.

Në tre Kampionatet Evropiane që ka luajtur (2012, 2016 dhe 2020) ka edhe shifra të mira: 4 gola dhe 3 asistime.

“Sinqerisht, nuk më interesojnë rekordet. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është fitorja e Kroacisë. Nëse do të mendoja për rekordet individuale, nuk do të mbroja apo luftoja për ekipin”, ka thënë Perisic.

Kroacia u rikthye në formë kundër Japonisë, si në vitin 2018, kur eliminoi Danimarkën (1/8), Rusinë (çerekfinale) me penallti dhe Anglinë (gjysmëfinale) në kohën shtesë.

“Kjo është sërish e veçantë pas asaj që ndodhi në Rusi. Në Botërorin e kaluar ne kemi treguar karakterin tonë. Nuk dorëzohemi asnjëherë, edhe kur humbasim. Jemi një grup i madh, shumë i fortë dhe është shumë e vështirë të luash kundër nesh”, deklaroi Perisic.

Ivan Perisic nuk i trembet ndeshjes çerekfinale kundër Brazilit.

“Duhet të besojmë dhe të luajmë lojën tonë. Gjithçka është e mundur. Kemi katër ditë për t’u përgatitur dhe duhet të vazhdojmë si më parë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori