LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka vlerësuar si të papranueshme që Komisioni Evropian ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Veçanërisht sipas tij, është shqetësuese pasi Kosovës me vjet i është bërë e padrejtë duke i mohuar liberalizimi i vizave.

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të vendosin  regjim të vizave për Kosovën!”.


“Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Twitter.

Komisioni Evropian ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.

Në “Raportin nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, thuhet se “Mali i Zi nuk ka marrë asnjë vendim për të rreshtuar politikën e vizave me listën e BE-së të shteteve që kanë regjim të vizave. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe fillim të vitit 2022, Mali i Zi është larguar edhe më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova vazhdojnë të përjashtohen nga vizat për qëndrim afatshkurtër. Për disa shtete, përjashtimi është sezonal e për disa është valid gjithë vitin”.

E ngjashëm është folur edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut nuk ka marrë masa në vitin 2021 për të bashkërenduar edhe më tej politikën e vizave me BE-në. Shtetasit e shteteve në vijim, të cilëve u duhen viza për të udhëtuar në BE, ende kanë qasje pa viza në Maqedoni të Veriut: Azerbajxhani, Botsuana, Kuba, El Salvadori, Kosova dhe Turqia. Çdo devijim i mëtutjeshëm nga lista e BE-së për shtetet që u duhen viza, duhet të evitohet. Maqedonia duhet të tregoj përparim në rreshtim të politikave me listën e BE-së”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori