LAJMI I FUNDIT:

Lajçak i shkon Vuçiqit në Beograd, flasin për personat e zhdukur dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Lajçak i shkon Vuçiqit në Beograd, flasin për personat e zhdukur dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se ka diskutuar për rrugën drejt normalizimit të mardhënieve mes dyja vendeve.

“Në Beograd sot, diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq”, u shpreh ai.


Tutje theksoi se është folur edhe për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione, personat e zhdukur e energjinë.

“Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e zhdukur”, shkroi Lajçajk.

Që nga fillimi i mandat të EULEX-it e deri më 19 nëntor 2020, misioni i BE-së ka kryer 662 operacione në terren për gjetjen e personave të pagjetur, përfshirë këtu 169 gërmime.

Po ashtu janë identifikuar mbetjet mortore të 457 personave, përfshirë 317 të pagjetur.

Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori