LAJMI I FUNDIT:

Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja në tri lagje

Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja në tri lagje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqytetit do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se shkollat do të ndërtohen në lagjet Sofali, Mati1 dhe Prishtina e re në Veternik.


“3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit!  Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/