LAJMI I FUNDIT:

Policia u gjeti kokainë, marihuanë e hashash në veturë dhe shtëpi – arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia u gjeti kokainë, marihuanë e hashash në veturë dhe shtëpi – arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë 2.2 gram, marihuanë 4.9 gramë dhe para të gatshme.

Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-së gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular, dhe disa qese plastike të zbrazura.


Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/