LAJMI I FUNDIT:

Peja vazhdon serinë pozitive, fiton ndaj Bashkimit

Peja vazhdon serinë pozitive, fiton ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur kësaj radhe Bashkimin me rezultat 71-66 (22:16, 18:16, 17:14, 14:20), në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë.

Për verdhezinjtë ishte fitorja e dhjetë, ndërsa kanë edhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje.


Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 12:1, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi edhe pse me kalimin u zvogëlua paksa, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:16. Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe shpejt u rikthyen, duke ngushtuar shifrat në 26:24, kurse në fund të periudhës së dytë mysafirët sërish u shkëputën, duke shkuar në pushim me shifrat 40-32.

Lojë interesante ishte edhe në periodën e tretë, me vendasit që shkëputeshin në epërsi e mysafirët që afruan shifrat në 49:46, por verdhezinjtë në fund të kësaj pjese ishin më të mirë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:46. Portokallezinjtë sërish u rikthyen në dhjetë e minutat e fundit, ku barazuan shifrat në 60:60 dhe lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, ku pejanët ishin më të vëmendshëm dhe fituan 71-66.

Te Peja më të mirët ishin Brad Waldow me dhjetë pikë e 11 kërcime dhe Arti Hajdari me 15 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori