LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal i dha një puthje Dumfries para gazetarëve për paraqitjen e tij të madhe ndaj SHBA-ve

Van Gaal i dha një puthje Dumfries para gazetarëve për paraqitjen e tij të madhe ndaj SHBA-ve

Denzel Dumfries, bëri një paraqitje mbresëlënëse në Kampionatin Botëror, sa trajneri i Holandës, Louis van Gaal e tregoi vlerësimin e tij me ‘një puthje të madhe’.

Dumfries ishte lojtari i ndeshjes pas fitores 3-1 ndaj SHBA-së këtë pasdite, pasi kishte dhënë dy asistime për Memphis Depay dhe Daley Blind përpara se të shënonte të tretin vetë.


Ishte një përmirësim i madh në paraqitjen e tij nga faza e grupeve të Kupës së Botës dhe trajneri Van Gaal zbuloi sekretin e kësaj kthese.

“Unë i dhashë një puthje të madhe një ditë tjetër dhe do t’i jap një tjetër që të gjithë ta shohin”, ka thënë trajneri i famshëm derisa përpara gazetarëve e puthi në faqe.

Dumfries qeshi për këtë, por gjithashtu iu kthye mediave duke folur për situatën e tij.

“Kemi marrë shumë kritika së fundmi dhe kjo ndeshje është një nxitje e mirë si për mua ashtu edhe për Blindin. Van Gaal ishte kritik ndaj nesh në pjesën e parë, pavarësisht faktit se ishim 2-0 në avantazh. Ai na tha se ishim shumë pasivë dhe duhej të bënim më shumë presion”, ka thënë mbrojtësi i Interit.

Holanda do të takohet me Argjentinën në çerekfinale të Katar 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori