LAJMI I FUNDIT:

Jose Gimenez mund të dënohet me shumë ndeshje, pasi shihet duke goditur me bërryl drejtuesin e FIFA-s dhe duke sharë gjyqtarët

Jose Gimenez mund të dënohet me shumë ndeshje, pasi shihet duke goditur me bërryl drejtuesin e FIFA-s dhe duke sharë gjyqtarët

Mbrojtësi i Uruguait, Jose Gimenez mund të përballet me një ndalim të gjatë pas sjelljes së tij të pahijshme me përfundimin e ndeshjes kundër Ganës.

Pamjet e një grupi lojtarësh të tensionuar uruguaianë që rrethojnë gjyqtarin pas vërshëllimës së fundit janë publikuar tashmë teksa skuadra nga Amerika e Jugut është eliminuar nga Kupa e Botës pas fitores së Koresë së Jugut kundër Portugalisë.


Videoja tregon Gimenezin duke goditur me bërryl një drejtori të FIFA-s në pjesën e pasme të kokës teksa tentonte t’i qëronte hesapet me gjyqtarët.

Ndërsa lojtarët dhe gjyqtarët u kthyen në tunel, Gimenez mund të shihet duke u mbajtur nga një shok i skuadrës teksa përpiqet të arrijë te gjyqtari kryesor.

Pjesë e protestave ka qenë edhe Edinson Cavani, i cili pas ndeshjes ka marrë karton të verdhë.

Një video e mëvonshme tregoi gjithashtu mbrojtësin e Atletico Madridit duke sharë vazhdimisht në kamera.

“Janë të gjithë një tufë hajdutësh këta djem bushtrash. Po, më regjistroni. Djem bushtrash”, dëgjohet duke thënë 27-vjeçari.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, goditja me bërryl është një formë sulmi dhe nëse raportohet, Gimenez mund të dënohet me 15 ndeshje mos lojë ose të largohet nga futbolli për një periudhë të përshtatshme kohore.

Videoja e sharjes së mbrojtësit mund të ketë edhe një ndalim për 3 ndeshje tjera.

Nuk është e qartë nëse këto ndalime zbatohen vetëm për futbollin ndërkombëtar, apo nëse do të barten edhe në futbollin e klubeve.

Duke parë incidentet e kaluara, Luis Suarez u dënua për tre muaj në vitin 2014, pasi u shpall fajtor për kafshimin e Georgio Chiellinit.

FIFA më pas dha dënimin për ta ndaluar atë të luajë për vendin e tij ose Barcelonën, për të cilën ai luante në atë kohë.

Gjoba për këtë pritet të jetë një gjobë minimale prej 4,343 funte apo diçka më shumë se 4,500 euro, duke u rritur edhe më shumë nëse bëhet e madhe përmes mediave ose rrjeteve sociale, gjë që nuk është një lajm i mirë për Gimenez pasi ishte në dijeni se ai po filmohej.

Uruguai ishte i frustruar që nuk iu dha një penallti në fitoren e tyre 2-0 ndaj Ganës, pasi ky mund të kishte qenë goli vendimtar për t’i dërguar ata në fazën eliminatore.

Gimenez është një shtyllë në Kombëtaren e Uruguait dhe për Atletico Madrid, një ndalim i gjatë do të ishte një goditje për të dyja skuadrat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori