LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me ‘letër-bombë’ në ambasadën amerikane në Madrid

Kërcënim me ‘letër-bombë’ në ambasadën amerikane në Madrid

Ambasada amerikane ka marrë një letër të ngjashme me pesë letra bomba dërguar ambasadës ukrainase në Spanjë dhe objektivave të tjerë në vend, sipas mediave lokale.

Një punëtor pësoi lëndime të lehta kur një letër-bombë shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid dje, duke bërë që policia të nisë një hetim dhe të rrethojë zonën.

Paketa të ngjashme postare i janë dërguar që atëherë ministrisë së mbrojtjes të Spanjës, një qendër satelitore në një bazë ajrore dhe një fabrikë armësh që prodhon granata të dërguara në Ukrainë.


Një pajisje e ngjashme shpërthyese iu dërgua me postë të rregullt kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez më 24 nëntor, por u asgjësua nga ekspertët e skuadrës së bombave, thanë autoritetet spanjolle.

Ambasada ruse në Madrid ka dënuar incidentet, duke thënë se “çdo kërcënim apo sulm terrorist, veçanërisht ato të drejtuara ndaj misioneve diplomatike, janë plotësisht të dënueshme”.

Gjykata Kombëtare e Spanjës po heton incidentin në ambasadën e Ukrainës si një akt terrorist dhe në ndërtesë është caktuar siguria shtesë. /Telegrafi/