Babai i Sokol Halilit – personit të dyshuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij – Halili Halili për Telegrafin tregoi se ngjarja e rëndë, e cila ka ndodhur të mërkurën, e ka mërzitur e hidhëruar shumë.
Halili tha se çifti mes vete kanë pasur mosmarrëveshje, e që sipas tij me anëtarët e tjerë të familjes me ish-bashkëshorten e djalit të tij kanë kaluar mirë.
Babai i të dyshuarit tha po ashtu se nuk do të mërzitej më shumë edhe sikur djali i tij të vdiste aty.
“Çka kanë pas mes veti ata burrë e grua. Ata i kanë nga 30 vjet e ma shumë. Nuk di çka me të kallxu. Jam i mërzitshëm shumë. Keq ka ndodh shumë. Ishalla nuk ndodh kurrë keq. Edhe dytë me pas vdekë aty unë ma shumë s’kisha dit me u mërzit e me u idhnu. Ishalla Zoti e bën mirë se keq shumë u bo, ishalla kurrë më nuk bëhet”, foli ai për Telegrafin.
I pyetur se si i kanë pasur raportet me ish-bashkëshorten e të djalit, ai tha: “Mirë e kemi pas me nusen shumë. Kurrgjë s’kemi pas me të. Veç ata dy s’kanë pasur marrëveshje mes vete”.
Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga bashkëshorti i saj.
Ndryshe, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës.
Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri në një prononcim për Telegrafin ka treguar se janë në kërkim të personit të dyshuar për rastin në fjalë.
“Jemi në kërkim të personit të dyshuar, veprime të tjera jemi duke ndërmarr për rastin”, tha shkurt Beqiri, duke mos dhënë detaje shtesë.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti.
Prokuroria ka bërë të ditur se me datë 20.07.2022, ka pranuar kallëzim penal kundër S.H, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale “Dhuna në familje” nga neni 248, paragrafi 1 të KPRK-së.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09.08.2022 ka intervistuar të dëmtuarën H.M, dhe ka udhëzuar palën e dëmtuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për marrjen e urdhrit mbrojtës.
“Ndërsa, një ditë më vonë, përkatësisht me datën 10.08.2022, prokurori i çështjes ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H, për veprën penale Kanosja nga neni 181, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 77 të KPRK-së. Gjykata Themelore në Ferizaj, duke vepruar në bazë të kërkesës së Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Ferizaj, me datë 13.09.2022, ka lëshuar aktvendim për urdhër mbrojtje, i cili urdhër ka qenë në fuqi deri më 13.03.2023. Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkaq edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se njësitë policore kanë kërkuar në disa lokacione, por deri tani nuk kanë hasur në të dyshuarin.
“Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport të policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite