LAJMI I FUNDIT:

Motra e shtatzënës së vrarë jep detaje të rastit, tregon si e kishte kuptuar vrasjen

Motra e shtatzënës së vrarë jep detaje të rastit, tregon si e kishte kuptuar vrasjen

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga bashkëshorti i saj.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Burbuqe Brahimi, ka thënë se gjatë kësaj kohe motra e saj ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Na e kemi pa vazhdimisht gjatë atyre muajve se ka pasur probleme, jemi shkua e kemi nda. Ish-burri ka vazhdua me ardhë edhe te shtëpia. Ne jemi vetëm motra pa prind e vëlla. Ai i ka thënë s’ke çka shkon në shtëpi të babës se nuk e ke askënd. Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rre, e kanë maltretua, e kanë shti brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pas të plogësht, krejt e mavitë ka qenë, se kanë lanë me ardh në Llugagji kurrë te shtëpia e babës këtu, kurrë hiç hiç me u bashku me motra”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se i dyshuari kishte kërkuar që fëmija pas lindjes t’i kthehet dhe se kanë lajmëruar policinë për këtë rast, por që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.

“Sot në mëngjes ka pas me lind, edhe pasi të kish lind fëmijën ka pas me ia dhënë ish-burrit. E kemi lajmërua rastin edhe në Polici më herët, por na kanë thënë keni mbrojtje, por askush kurrë nuk ka ardhë me këqyr”, ka vijuar Brahimi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sa herë ka ardhur për vizitë te familja e saj ka ardhur me përcjellje nga vjehrra dhe se rasti është lajmëruar në organet përgjegjëse.

Sipas saj, e ndjera i ka thënë burrit që do t’ia dorëzojë fëmijën po sa të lind.

“Edhe nuk kanë lënë me ardh edhe kur ka ardh ka ardh me përcjellje, me vjehrrën e vet, se kanë lanë me ardh vetë kurrë hiq. Po po, ka ardh, u sill nëpër sokak a këtu brenda s’ka guxuar me hi, e nëpër sokak po. Ka qenë rasti në Polici, ka qenë rasti në qendër sociale, në Gjykatë, në krejt i ka pas rastet, i ka thanë që kur të lindë fëmijën ta dorëzoj edhe kaq ka qenë. Të shtunën e kemi dërguar në spital në Gjinekologji edhe i ka thanë doktor Hajrizi që ke me lind, rastin e ki urgjent. Kur e kemi dërguar ata kanë thënë për sot ka me lind me operacion”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj ka thënë se “në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, do të ketë dorëheqje dhe shkarkim”, teksa ka shtuar se po të merrej më shumë prokuroria me këtë rast, do të ishte parandaluar kjo vrasje tragjike./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori