LAJMI I FUNDIT:

Biden ndan një fotografi duke ngrënë akullore me presidentin francez Macron – në një restorant italian në Uashington

Biden ndan një fotografi duke ngrënë akullore me presidentin francez Macron – në një restorant italian në Uashington

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpërndarë një fotografi të tij dhe Emmanuel Macron duke ngrënë akullore gjatë vizitës shtetërore të presidentit francez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Macron zbarkoi në Uashington të martën për një udhëtim katër-ditor, për të theksuar fuqinë e marrëdhënieve SHBA-Francë.


Dhe një foto e postuar në llogarinë e Biden në Twitter vonë të mërkurën tregonte presidentin amerikan të ulur pranë Macron ndërsa dyshja kishin përpara tasat me akullore në restorantin italian të ushqimeve të detit Fiola Mare në Uashington.

Gratë e liderëve, Jill Biden dhe Brigitte Macron, janë parë të ulura përballë tyre, por pa akullore.

Një darkë shtetërore është një nder i lartë diplomatik që SHBA rezervon për aleatët e saj më të afërt.

Në Shtëpinë e Bardhë, Macron pritet të diskutojë me Biden edhe lidhur me subvencionet e reja amerikane që shqetësojnë liderët evropianë.

Gjithashtu, të dy udhëheqësit mund të mos pajtohen për politikën e luftës në Ukrainë dhe Kinë.

Përveç Biden, Macron ishte gjithashtu lideri i parë i huaj i ftuar për një vizitë zyrtare shtetërore nga ish-presidenti Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori