LAJMI I FUNDIT:

Dështon miratimi i rezolutës së AAK-së për veriun dhe dialogun

Dështon miratimi i rezolutës së AAK-së për veriun dhe dialogun

Në interpelancën e sotme të Kuvendit, ku i ftuar për të raportuar lidhur me situatën në veri është kryeministri Albin Kurti, ka dështuar të miratohet rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Nga 77 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 42 të pozitës votuan kundër, 21 nga opozita votuan për dhe një abstenoi.

Me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e interpelancës.


Rezoluta e AAK-së, të cilën e prezantoi në fillim të interpelancës kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmbante katër pika.

-Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targat deri në marrëveshje finale,

-Institucionet e Kosovës të fillojnë dialogun intensiv për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës,

-Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë për gjetjen e rrugëdaljes nga situata e krijuar,

-Të kërkohet një Samit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra takim disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori