LAJMI I FUNDIT:

Në Argjentinë të gjithë e duan si startues, Messi ka fjalët të mëdha për të – Enzo Fernandez, djaloshi po çmend futbollin me paraqitjet e tij këtë vit

Në Argjentinë të gjithë e duan si startues, Messi ka fjalët të mëdha për të – Enzo Fernandez, djaloshi po çmend futbollin me paraqitjet e tij këtë vit

Mesfushori argjentinas Enzo Fernández ishte zëvendësues në dy ditët e para të Katarit 2022, por synon të jetë startues kundër Polonisë pasi firmosi golin e 2-0 ndaj Meksikës.

Rasti i Enzos është kurioz. Kur Lionel Scaloni mori detyrën si trajner (2018/19), i riu Enzo ishte ende në grupmoshat e River Plate, ku bëri debutimin e tij në vitin 2019 dhe kishte edhe një huazimi të suksesshëm te Defensa y Justicia (20/21).


Verën e kaluar, Benfica pagoi 18 milionë euro për të dhe vendosi një klauzolë prej 120 milionë.

Nuk dihet nëse është kaq, por çmimi i tij në treg është tashmë rreth 100 milionë pasi ishte lojtari më i kompletuar i Benficas para Kampionatit Botëror.

“Është një djalë me shumë personalitet, shumë i fokusuar”, na thotë dikush që e njeh shumë mirë.

Në moshën 21-vjeçare, ai ka një vajzë trevjeçare (Olivia) me Valentinën, të dashurën e tij që në adoleshencë.

Përkushtimi i tij ndaj futbollit është absolut. Kur nënshkroi për Benfican, mori fiziterpeutin personal nga Riveri, ku pagoi gjithçka për t’u kujdesur për të çdo ditë në Lisbonë.

Dhe në shtëpi, gjëja e parë që bëri ishte blerja e një palestre me gjithçka që i nevojitej për stërvitjet e tij.

Enzo është më i vogli nga pesë vëllezërit (dy prej tyre tifoz të Boca Juniors, çuditërisht) dhe vjen nga një familje shumë modeste nga San Martin, në zonën metropolitane të Buenos Aires.

Enzo tani po jeton ëndrrën që ka dashur gjithmonë: të shënojë një gol në një Kupë Bote. Gjithçka erdhi shpejt. Në fakt, ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës (kundër Arabisë) pa luajtur asnjë minutë të një ndeshjeje zyrtare me vendin e tij – ai u thirr në datat para Kupës së Botës në nëntor.

“Nuk më habit. E njoh, e shoh të stërvitet, jam përballur me të në Ligën e Kampionëve… Ai e meriton sepse është një djalë spektakolar, një lojtar i rëndësishëm, jam shumë i lumtur për të ”, ka thënë Leo Messi për mesfushorin.

Scaloni e sheh atë si një lojtar që ka “një marsh më shumë”.

Ai është në modë dhe sot gazeta ‘Ole’ ia ka kushtuar ballinën dhe ka kërkuar një vend titullari për të kundër Polonisë.

Nis një krahasim me Andres Iniestan në aspektin mendor, ndërsa shtohet se Benfica dhe Argjentina e dinë se kanë një diamant.

“Ne duhet të fillojmë ta shfrytëzojmë atë në këtë Botëror. Benfica do ta shfrytëzojë tashmë në verë me një transferim (në La Liga apo Ligën Premier) që do të jetë ‘100 milionë’.

Enzo i ri vazhdon të përmbushë ëndrrat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori