LAJMI I FUNDIT:

Vozitësi e goditi me veturë një person në Leposaviq, Policia thotë se duhet të vërtetohet autenticiteti i videos

Vozitësi e goditi me veturë një person në Leposaviq, Policia thotë se duhet të vërtetohet autenticiteti i videos

Kandidati për kryetar komune në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijoviq, të hënën ka publikuar një video në të cilën shihet një qytetar i cili goditet nga mbrapa nga një veturë në lëvizje, incizimin e së cilës e ka bërë shoferi i veturës.

Arsenijoviq përmes postimit të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ngjarja ka ndodhur në Komunën e Leposaviqit.


Ai po ashtu tregoi shqetësimin e këtij veprimi dhe thotë se kjo është bërë në mungesë të policisë në këtë pjesë të Kosovës.

“Jam i shqetësuar me skenën në Komunën e Leposaviqit, ku një njeri (nëse mund të quhet i tillë) në mungesë të policisë e shkel një njeri në rrugë duke i plotësuar egot e tij personale. Shpresoj që herë dokurdo të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht”, ka shkruar ai.

Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tha se policia është njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Hoti tha se për këtë është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në veri të Mitrovicës. Sipas tij, duhet të vërtetohet autenticiteti i videos, pasi siç theksoi Hoti nuk dihet lokacioni i saktë e as koha dhe nuk ka ndonjë ankues lidhur me lëndime të mundshme në këtë video.

“Njoftimi është marrë nga rrjetet sociale. Është njoftuar prokurori. Duhet të vërtetohet autenticiteti i videos. Përndryshe nuk dihet lokacioni i saktë e as koha, ndërsa asnjë ankues nuk është lajmëruar lidhur me lëndime të mundshme në këtë video”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori